Ashtu si një çift normal, Keisi Medini dhe Krist Aliaj kanë patur një debat gjatë ditës së sotme. Ka qenë një veprim që Kristi ka bërë që Keisi të ketë hatërmbeje e t’i kërkojë të mos kenë më kontakt.
Bëhet fjalë për një vizatim të improvizuar në kuzhinë. Teksa kishte vizatuar veten, Olta i kishte kërkuar Kristit të vizatonte edhe atë. Gjë të cilën artisti e bëri.
Më pas, kur Keisi vjen në kuzhinë sheh vizatimin dhe e pyet Kristin se kush është vajza që ka vizatuar pranë vetes dhe ai i përgjigjet me “ti”. Por Keisi kishte dalluar shkronjë “O” duke e kuptuar që bëhej fjalë për aktoren e cila edhe pse ishte aty zgjodhi të mos përfshihej.
Pasi Olta u largua ajo ju drejtua Kristit duke i thënë se e gënjeu në sy të Oltës. Madje Keisi i kërkoi të mos i fliste më, por Kristi mes të qeshurave u mundua ta qetësonte.
.