(Video) Plagoset duke performuar në skenë/ DJ e njohur shpëton për fije të perit

Flavia Ribeiro, një DJ e njohur nga Brazili ka shpëtuar për fije të perit nga tragjedia, pasi është plagosur rëndë nga pajisja që hedh fishekzjarret, në një festë në qytetin Santa Catarina.



Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti i plagosjes së Ribeiros, e cila duke mbajtur pajisjen e fishekzjarrëve pëson lëndime në fytyrë kur tërheq këmbëzën.

Pas lëndimit të saj, DJ fillimisht u largua nga skena, por u rikthye pak më vonë edhe pse kishte dhimbje të mëdha. Megjithatë, pas festës shkoi në spital pasi dhimbja ishte e padurueshme.

Sipas Daily Mail, dëmtimi i Ribeiros është shkaktuar nga fakti se ajo po e mbante pajisjen mbrapsht.



Në një video që ka postuar pas lëndimit të saj, DJ nga Brazili është shfaqur me fasha në qafë dhe lëndime të dukshme në fytyrë.

“Pavarësisht dhimbjes dhe gjakut vazhdova. Kolegët e mi donin që unë të tërhiqesha, por unë nuk doja të largohesha”, shpjegoi Ribeiro për vendimin e saj për të qëndruar në skenë edhe për 20 minuta të tjera para se të shkonte në spital.



Author: morevesh