(Video) Pas humbjes ndaj Bayernit/ Sergio Ramos-in nuk e mbajnë nervat, shtyn …

PSG dështoi në duelin e parë të raundit të të 1/8-ve në Champions League kundër Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë fituan 0-1 në kryeqytetin francez.



Skuadra e Nagelsmann përfitoi nga momenti i vështirë i PSG-së, dhe u rikthye në Bavari me një fitore shumë të rëndësishme.

Lojtarët vendas e përjetuan keq disfatën dhe tani duhet të përmbysin rezultatin për të vijuar ëndrrën Champions League.

Nervozizmi nuk mungoi, sidomos te Sergio Ramos. Mbrojtësi i njohur spanjoll, shtyu një nga fotografët pas përfundimit të ndeshjes.

Siç dallohet në videon e mëposhtme, 36-vjeçari nuk e kurse një shtyrje ndaj njërit prej fotografëve, veprim për të cilin është kritikuar.



.https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2023/02/Sergio-Ramos-.mp4?_=1

Author: morevesh