Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën e Fushë-Krujës mbrëmjen e sotme. Panorama TV mësons e lënda plasëse i është vendosur një mobilerie në këtë zonë.
Nga informacionet paraprake, si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Panorama TV, copa xhami dhe materiale të tjera nga mobileria kanë “fluturuar” në rrugë.
Mësohet se mobileria është në pronësi të Bujar Caracit, një banor i zonës i cili e ka lënë me qira tek një person tjetër.
Deri tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, teksa pronari i mobilerisë nuk njihet si person problematik.