Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, 6 banorë të ndryshëm, të fortë, gazmorë dhe shumë dinamikë, që i ‘kanë tundur themelet’ e shtëpisë. Ndërkohë, tanimë ka një nominim të fortë mes tre banorëve të të ashtuquajturës ‘bërthamë’, Armaldo, Kristi dhe Olta. Por si e shikon Luizi pozicionin e Oltës në këtë nominim?!
“Ajo nuk ka çfarë jep më, te unë nuk vjen sepse nuk i ecën, nuk i del inati. Thotë një fjalë dhe sheh tjerët…”, thote Luizi!
https://www.instagram.com/reel/CpcbmLDL80J/?utm_source=ig_web_button_share_sheet