Dy ditët e fundit, Luizi nuk është ndjerë mirë brenda shtëpisë së Big Brother.
Kiara, jo vetëm që nuk u kujdes për të, por është shfaqur duke qeshur në momentet kur Luizi ishte me dhimbje koke.
Mes këtyre të dyve ka pasur dhe një diskutim në oborr dhe Luizi ia ka thënë në sy moderatores që duket shëmtuar me veprimet që bën.
Por Kiara nuk mjaftohet me kaq dhe i kërkon mos llastohet.
Debati
Luizi: Duke shpikur gjëra që s’janë.
Kiara: Çfarë po shpik mo Luiz?
Luizi: E ke rrit ti Olltën e më ke nxjerr mua keq. E kupton? Janë fjalët e tua. Iluzionet e tua.
Kiara: Po pra. Shumë mirë, qofshin iluzione.
Luizi: Po jo shumë mirë.
Kiara: Ishalla po s’janë iluzione.
Luizi: Je duke më bërë mua me faj.
Kiara: Po sepse e meriton të të bëj me faj kur e meriton.
Luizi: E ke gabim.
Kiara: Mos u llasto kaq shumë.
Luizi: E di sa shëmtuar dukesh kështu me këtë qëndrim, me këtë lloj të folure “A more vesh, kaq po të them.”
Kiara: Shumë bukur, le të dukem shëmtuar. A lirohem vetë unë? Unë gojën mbyllur deri në prill kur të mbarojë kjo nuk e mbaj dot më vjen keq. Të flas kur do ti e të hesht kur do ti, nuk do ndodhë.