Gjatë spektaklit të së shtunës Efi Dhedhes pati një përplasje të fortë me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin. Ky debat vijoi edhe pas përfundimit të prime-t, ku këngëtari paralajmëroi Efin që ta mendojë mirë nëse do që ta vazhdojë këtë diskutim.
Luizi madje fut në bisedën e tyre edhe Ronaldo Sharkën, të cilin e pyet se si u afrua ai me të dhe Efin. Ronaldo tha se shoqëria mes tyre ka nisur pikërisht prej Kiarës.
Pjesë nga debati:
Luizi: Ti do me fol me ‘nuk më plas trapi’ siç ishe duke folur
Efi: Jo nuk flas dot ashtu
Luizi: Nuk ishe duke thënë ti ‘s’më plas trapi’?
Efi: Po mund edhe ta kem thënë
Luizi: Kështu do me fol?
Efi: Ça problemi ka këtu? Ça deshe me treguar?
Luizi: Meqenëse po thua ‘nuk flas si dua unë’
Efi: Ça problemi ke o Luiz? Për aq kohë sa nuk di gjë, pse më drejtohesh mua në atë lloj mënyre?
Luizi: Ti do me fol me shprehje ‘s’më plas trapi fare’ që e the para gjysmë ore?
Efi: Kur e kam thënë këtë?
Luizi: E dimë shumë mirë
Efi: Po aty e kam thënë
Luizi: Kështu do me fol?
Efi: Jo. Nuk mund të flas me gjëra nga jashtë me ju të dy, në këtë aspekt e kisha
Luizi: Unë nuk kam qenë jashtë
Efi: Po pra nuk e kam me ty, unë po flas me Kiarën dhe Ronaldon. E unë po them që nuk mund të flasim ne të tre ashtu siç dua unë, që të marr edhe gjërat nga jashtë.
Luizi: Nuk e di çfarë keni lënë jashtë dhe as më intereson, për mua kapuni për flokësh, puthuni, është e juaja jashtë. Kur të dal unë jashtë, e di unë ça bëj jashtë.
Efi: E pse doje të më nxirrje keq ti?
Luizi: Nëse do me i hy kësaj situate mendoje mirë se unë nuk kam qejf me dalë sikur po i dal zot Kiarës
Efi: Po ashtu po del
Luizi: Fare, s’më intereson. Për mua të dalë të shtunën
Efi: Pse po më drejtohesh mua kështu?
Luizi: Ama atë që ndjej unë dhe që di unë, nuk e mbaj brenda jo me qenë ti apo Kiara, por me qenë kush me qenë
Efi: Po ça di ti?
Luizi: Prandaj po të them mendoje mirë nëse do me e vazhduar me pasur këtë situatë si kalë troje tënden. Unë ta djeg këtë kalë me gjithë ty brenda, e di shumë mirë.
Efi: Dëgjo pak o Luiz, unë sot jam ndjerë shumë, shumë, shumë keq
Luizi: Jo më keq se unë
Efi: Jo më keq se ti?
Luizi: Jo
Efi: E di si jam ndjerë unë sot? E ke marrë parasysh veten dikur se si je ndjerë, kështu jam ndjerë unë sot
Luizi: E ke gabim
Efi: Nuk pata njerëzit që unë i konsideroja miq