Lajmet për një krisje të marrëdhënies mes dy motrave Gixhari, Olta dhe Gerta, kanë qarkulluar tashmë prej kohësh në rrjetet sociale.
Kjo për shkak se të dyja e kanë hequr njëra tjetrën nga Instagrami para disa muajsh.
Gjithashtu, në fillimet e programit u vu re se Gerta nuk bëri asnjë postim mbështetës pas pjesmarrjes së Oltës në BBV, ndryshe nga tani ku ajo reagon për pothuaj çdo situatë të së motrës duke i dalë krah.
Ditën e sotme edhe Olta ka folur për këto lajme brenda shtëpisë më të famshme.
Banorëve u është dhënë një listë me disa ngjarje që supozohet të kenë ndodhur gjatë kohës që ata kanë qenë të izoluar dhe ata duhet të gjenin nëse ishin të vërteta apo të gabuara.
Një nga këto ngjarje ishte edhe ‘zënka’ e Oltës me të motrën, të cilën ajo e mohoi kategorikisht.