“Me këtë emocion nuk qëndroj dot në shtëpi.”
Olta është përlotur teksa bisedonte me Qetsorin dhe kujtonte të birin.
Ajo ndër të tjera ka thënë se nuk donte që banorët e tjerë ta shihnin teksa ajo qante.
Qetsori është munduar ta qetësojë duke i thënë që është normale që ajo preket teksa kujton djalin e saj, të cilin u bë më shumë se 70 ditë që s’e ka parë.