(Video) “Nuk do ta harroj kurrë”/ Luizi kepet me banoren e re të BBV/ “Pse nuk më shpëtove? Më le në nominim me ujqërit…”

Luiz Ejlli ka vendosur që të ngacmojë Jori Dellin mëngjesin e sotëm, duke i ‘kërkuar llogari’ se pse nuk e shpëtoi gjatë zinxhirit.



“Si nuk më shpëtove në zinxhir mbrëmë? Me le në nominim me ujqërit, këta më shqyejnë mua. Këtë më tha Qetsori, a mund ta pi këtë qumësht me ty ngaqë mund të jenë mëngjeset e fundit që rrimë bashkë.

Po këtu shihet shoqëria, pse ku shihet? Nuk do ta harroj kurrë”, i tha Luizi Jorit, e cila iu përgjigj në italisht se do t’i kërkojë falje.

Këngëtari i tha pastaj se do e pyes kur ta dominojë dhe arsyeja është se nuk e shpëtoi ajo. Jori duke qeshur i tha se do ta shpëtojë Qetsori.

Ndërkohë kujtojmë se Kiara nisi mbrëmë një zinxhir shpëtimi, e cila nuk tha emrin e Luizit por të Keisit. Në fund ngelën Luizi, Elvisi, Antoneta dhe Shpati.



 

Author: morevesh