Luizi, Kiara dhe Efi biseduan në dhomën e garderobës, për një nga debatet më të “bujshme” në shtëpi, që ishte pikërisht zënka e tyre, kur Efi dhe Kiara rihynë edhe njëherë në shtëpi.
Dy vajzat u shprehën se kanë shumë pikëpyetje në kokë dhe se kanë gjëra që duan t’i sqarojnë, por nuk e bëjnë dot, sepse japin informacione nga jashtë shtëpisë.
Efi tha se në këtë pikë, ajo nuk po llogarit më lojën, por mënyrën se si ndihet nga kjo situatë.
Luizi u shpreh se ato të dyja po favorizojnë banorët e tjerë me këtë temë dhe se po disavantazhojnë veten, në kuadër të lojës.
Efi përsëriti faktin që nuk i intereson loja në këtë pikë. Luizi nga ana tjetër i kërkoi llogari vajzave se për çfarë arsye zgjodhën t’i sqaronin keqkuptimet në shtëpi.
Sipas tij, njëra prej tyre po justifikohet dhe nuk po e thotë muhabetin siç është. Ai tha se kjo bisedë duhet të sqarohej jashtë dhe jo brenda në shtëpi.
Kiara nga ana tjetër u shpreh se kjo gjë tashmë ka ndodhur dhe se nuk e kthen dot pas.