Ka ende shpresë nën rrënojat që lanë pas tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Kjo video kap momentin kur një ekip kërkim-shpëtimi në qytetin turk të Gaziantep, pranë epiqendrës së tërmetit, gjeti një grua të varrosur nën rrënoja.
Aiysha, 50 vjeç, kishte mbetur nën rrënojat e një pallati pesëkatësh në lagjen Nurdagi që nga orët e para të së hënës në temperatura zero gradë.
Ajo nuk kishte akses në ushqim apo ujë dhe ekipeve të shpëtimit iu deshën 14 orë për ta nxjerrë atë nga rrënojat. Ajo mbeti e bllokuar për 40 orë dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
https://zebra.cdnja.co/v/na/naeO7.mp4?token=x_A5AuJQNgQ-Hh1qDsNiMQ&expires=1675803803