Mbrëmjen e djeshme pas prime-t pati një debat mes Shpatit dhe Nitës. Në zinxhirin e nominimeve, Nita zgjodhi të shpëtojë Fotininë. Kjo zgjedhje e saj mërziti Shpatin, i cili nuk priste që Nita të shpëtonte Fotinin, por atë.
Gjatë ditës së sotme ata kanë biseduar me njëri tjetrin. Nita shprehet se nuk i kupton veprimet e tij dhe i kërkoi të jetë më i qartë në atë ç’ka kërkon.
Ajo i tha se ndihet konfuze dhe se i janë shtuar dilemat që ka pasur në raport me të. Nita shtoi se nuk e di se çfarë është duke ndjerë për Shpatin.
Shpati tha se afrimiteti me të ka ardhur natyrshëm. Ai shprehet se ndihet shumë mirë kur shoqërohet me të dhe se nuk ka bërë kurrë diçka me qëllim të keq.