Arjola dhe Iliri janë dy ndër banorët që kanë pasur raporte të mira, që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother. Madje ata gjithmonë i kanë dalë njëri-tjetrit në krahë duke e mbështetur. Ditë më parë, Arjola bëri një deklaratë që i habiti të gjithë. “Iliri po të futi llapën të shkriu”, tha ajo.
Së fundi ata kanë bërë një lojë por sërish na kanë habitur me veprimin e tyre. Ata janë puthur në buzë.
Pamjet e momentit të puthjes i ka publikuar Olti Curri i cili gjithmonë ndjekë me vëmendje zhvillimet në shtëpi.
Kujtojmë se Iliri është i martuar ndërsa Arjola është një nënë beqare. Por balerini nuk ka kursyer as aktoren Monika Lubonja. Ata të dy patë një marrëdhënie e afërt mes tyre për t’u krisur më pas ku ka vijuar me kunja dhe akuza ndaj njëri-tjetrit dhe për t’u ribashkuar sërish.
Iliri dhe Monika kanë qëndruar në një krevat ditën e djeshme, ku kanë shkëmbyer edhe puthje e përqafime mes njëri-tjetrit.
“E pe ça të kapme. Ishte e bukur kjo gjëja. Me mua ajo është kështu e ëmbël, me atë tjetrin je ndryshe e ke vënë re. Me mua shiko si perëndohesh”, tha Iliri.
“Epo perëndohem se janë dy dashuri të ndryshme”, shprehet duke qeshur me të madhe Monika.
Monika është në nominim për të martën bashkë me Beniadën, jo kush do dalë nga shtëpia, por kush do jetë zyrtarisht finalistja e dytë e BBV.