(Video) Ndodh edhe në Shqipëri!/ Transgjinorja zmadhon gjoksin

Transgjinorja Luana Myrto, 22 vjeç është personazhi i parë që startoi Doktor Plastik VIP. Ajo bëri zmadhimin e gjoksit me protezat mentor.



Luana thotë që është ndjerë gjithmonë femër dhe kjo ndërhyrje do ta ndihmojë të ndihet më mirë me veten e saj. Ndërhyrja e cila u realizua në Spitalin Amerikan njihet si një nga më të preferuarat nga femrat por është hera e parë që në një enkran shqiptar bëhet nga një transgjinore. Dr. Rezarta Kaspaj thotë që shumë persona të këtij komuniteti i janë drejtuar Spitalit Amerikan për një ndërhyrje të tillë si dhe për feminizimin e fytyrës.

Personazhe të tjerë që priten në javët në vijim janë Rozana Radi, Ema Andrea, Rezarta Delisula, dJ Miss Rose, etj. Ky reality show do të transmetohet çdo të dielë në orën 20.00 në Abc News.



Author: morevesh