Vendimi i Bledi Manes për tu larguar nga shtëpia e Big Brother Vip, përpara se Arbana të jepte rezultatet e televotimit për të nominuarit, ka vënë Luizin në mendime.
Gjatë një diskutimi me Kiarën, ai i kërkoi moderatores të jetë më aktive në shtëpi, pasi tani ata nuk e dinë nëse publiku i do brenda apo jo, sepse nuk u lexua rezultati i votave, kur të nominuar ishin Kiara, Luizi dhe Bledi, pasi ky u fundit vendosi të linte lojën.
“Ishim në nominim unë dhe ti dhe Bledi. Nuk u mor vesh na duan njerëzit brenda apo jo. Mos rri si dy lekësh, mos rri si pulë”, i tha Luizi Kiarës.
Kur ai e pyeti se çfarë ka, moderatorja nuk i tha se ça e kishte mërzitur.
Nga ana tjetër, këngëtari i njohur i thotë se ‘ai i afrohet dhe ajo e largon’.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ça ke?
Kiara: Ça mund të kem, më thuaj
Luizi: U trashe? Unë të afrohem ti më largon
Kiara: Jo o Luiz jo