Luizi i tregoi Efit dhe Kiarës për debatin që ai pati me Oltën. Kiara i tha Luizit që të mos bjerë në nivelin e saj dhe i cilësoi ofendimet si shumë të turpshme.
Ndërsa Efi, e cila që prej hyrjes në shtëpi nuk ka shkuar mirë me Oltën, i tha Luizit se ajo është femër e pështirë, e pacipë dhe se i ka të gjitha të zezat.
Kiara i tha Luizit që çfarëdo debati të bëjë me Oltën, vetëm familjen mos t’i prekë.
Ndërsa Luizi ngulte këmbë me idenë që nuk e ofendoi, por se thjesht shprehu mendimin e tij që ka për Oltën.