(Video) Momenti kur Rambo i Lezhës bën prova për të “vrarë” politikanët/ I armatosur deri në “dhëmbë”

Mbëmjen e djeshme, policia e Lezhës arrestoi një 36-vjeçar të identifikuar si Antonio Leka, i cili ishte i aramtosur deri në “dhëmbë”.

Albeu.com ka siguruar videon nga momenti kur Leka, para se të arretohej, ndodhej në një servis makinash.




Siç shihet edhe nga pamjet, 36-vjeçari mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.

Në video shihet se 36-vjeçari është mjaft i acaruar dhe shpesh bën gjeste ndërsa mban kallashnikovin në dorë.

Pas arrestimit mbrëmjen e shkuar ku në makinë ju gjetën një arsenal i tërë armësh, Leka tha para policisë se ishte nisur të vriste politikanët lezhjanë pasi i kishin nxirë jetën.

Author: morevesh