Policia e Cambridgeshire në Britaninë e Madhe ka shpërndarë pamjet e një makine e cila përplaset me dhomën e ndenjes të një shtëpie duke shkaktuar një dëm prej 30 mijë Paundësh. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2021.
Pas përplasjes, shoferi, i cili dyshohet se ishte i pirë, u arratis. Më vonë, ai mori policinë në telefon për t’i informuar se makina e tij ishte vjedhur.
Shërbimet e emergjencës të cilat arritën në vendin e ngjarjes, gjetën një Audi dhe airbag-un e hapur. Aty u gjet ADN-ja e shoferit.
Ai u dënua me 2 vjet burg dhe u urdhërua që ë paguajë 12 mijë Paund kompensim. Fatmirësisht në momentin e përplasjes, pronarët e shtëpisë po flinin gjumë në katin e dytë të ndërtesës.