Ndërsa ndodhet në Shkodër, presidenti Ilir Meta është ndalur në një restorant ku i pranishëm është edhe këngëtari i njohur Bujar Qamili. Meta i është bashkuar atij duke kënduar një pjesë kënge.
Videon, kreu i shtetit e ka ndarë në rrjetet sociale ku shkruan se bilbilit magjik të Shkodrës nuk mund t’i rezistosh.
“Bilbili i Shkodrës është magjik dhe nuk mund t’i rezistosh, përveçse t’i dorëzohesh talentit të tij”, shkruan Meta.