Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku personazhi i njohur i Tik Tok-ut, Aleks Visha lëvizte me mjetin e tip “Lamborghini me shpejtësi 305 km/h në tunelin e Kalimashit.
Policia ka bllokuar mjetin dhe po ashtu ka shoqëruar në komisariat Vishën. Ndaj drejtuesit të automjetit u mor edhe masë administrative prej 100 000 lekë të rinj.
Në daklaratën e tij, Visha shkruan se ku nuk ka qenë ai drejtuesi i mjetit në momentin që është regjistruar video-ja.
Postimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës
Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.
Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.r.t/abcnews.al