Video me pamjet e reja/ “Audi” me shpejtësi parakalon makinat e tjera dhe bie te mbikalimi në Sauk

Është publikuar një tjetër video nga aksidenti tragjik që ndodhi te mbikalimi i Saukut në Tiranë, ku humbën jetën 3 të rinj.



Kelvis Ruçaj, i cili drejtonte makinën tip “Audi”, po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe tej normave të lejuara, duke rrezikuar edhe makinat e tjera.

Siç shihet i riu, i cili ishte në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rrethrrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan.







Pasi ra nga mbikalimi makina u përplas me një “Benz”, duke lënë të plagosur edhe tre anëtarë të një familjeje.

Dy pasagjeret në Audi, 22-vjeçarja Erisilda Abedini dhe 23-vjeçarja, Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa i riu vdiq disa orë më vonë në spital.

Author: morevesh