Shoqja e Luizit, Jurgena Tusha ka sqaruar se ka pasur një debat me Kiarën për shkak të llogarisë me mbi 600 mijë ndjekës që menaxhonte më parë, por tani sipas saj, e ka nën menaxhim produksioni i Big Brother.
Në një postim në Instagram, Jurgena tregon se gjatë javës kur Kiara doli jashtë shtëpisë së Big Brother i ka kërkuar që të takohen. Sipas shoqes së Luizit, Kiara i ka kërkuar profilin e Instagram-it duke i thënë se do i hapin një tjetër llogari. Ndër të tjera i kishte përmendur edhe faktin që vetë Kiara e kishte kaluar numrin e ndjekësve të Luizit.
Për këtë situatë dhe këto mesazhe ka reaguar dhe shoqja e ngushtë e Kiarës, njëkohësisht edhe vajza që mban Instagramin e moderatores. Liesa Haxhiasllani ka treguar se gjithcka është shpifje dhe që nga mënyra e shkrimit kuptohet që nuk është Kiara. Shoqja e moderatores gjithashtu është shprehur se ky account dhe biseda nuk dalin tek llogaria e Kiarës, pra nuk ekziston.