Duke ditur popullaritetin e tij, si një fenomen i vitit 2023 në Shqipëri, me imazhin e Luizit jashtë po bëhet “luftë”. Dikush kërkon rrjetet sociale e shumë të tjerën e shfrytëzojnë për interesat e tyre, sidomos në kuadër të biznesit.
Së fundmi ka qenë biznesmeni Gjergj Luca që ka dalë në rrjetet sociale duke u prezantuar si daja i Luizit dhe duke premtuar një dasmë gjigante për të dhe Kiara Titon.
“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti.
Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një suprizë.
Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në Fish City, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në video.
Por “daja” e fton Kiarën gjatë “fjalimit” të bëhet nuse një ditë pas daljes së Luizit nga Big Brother VIP.