Valbona dhe Luizi biseduan në mëngjes për sherret që u bënë gjatë natës, ku Luizi debatoi me Armaldon, ndërsa Olta me Kiarën.
Sipas Luizit, Kiara ndonëse nuk ulëret kur debaton, ajo flet më saktë se të gjitha vajzat e tjera.
Nga ana tjetër, ai komentoi edhe sjelljen e Armaldos. Sipas tij, Maestro ka marrë “zemër”, pasi është aktivizuar shumë në lojë, për këtë arsye debaton herë pas here.
Valbona tha se edhe Amos i ushtroi presion Armaldos, ndaj ai u ngarkua kaq shumë.
Sa i përket debatit të Kiarës me banorët e tjerë, më në veçanti me Oltën, Luizi tha se ata u treguan shumë legena, që iu sulën të gjithë asaj.