Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur mbrëmë një bisedë mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Ata kanë folur si asnjëherë më parë dhe kanë treguar se si ndihen.
Pas kësaj bisede, këngëtari i njohur e ka zgjuar mëngjesin e sotëm moderatoren me një puthje në krah.
Madje pas rutinës së mëngjesit ata kanë ndenjur gjatë gjithë kohës bashkë. Teksa bisedonin me banorët e tjerë, Luizi nuk ka ndenjur pa ngacmuar edhe Enin, pasi në një moment i tha “Kiara vdes të ulet përballë tij se i përputhet buzëqeshja”.