Herë pas here Luizi ka përsëritur faktin që nëse Kiara del nga shtëpia, po atë natë, ai do bëjë gati valixhet dhe do dalë bashkë me të.
Teksa Kiara po i thonte Luizit se nuk ndihet mirë kur ai e përfshi në disa debate, Luizi i tha asaj se çdo gjë e bën për të mirën e saj dhe u shpreh se këtë gjë, e bën sepse e do shumë atë dhe lojën.
Kiara i tha Luizit se nëse ai e bën atë veprim, nuk do e bëjë atë aspak krenare. Luizi tha se do bëhet ai krenar me atë lëvizje.
Duke folur me Luizin, Kiara tha se ai e ka bërë atë të nidhet keq me debatet që ka patur me Armaldon dhe Kristin dhe se edhe ai u tregua i pabesë në kuadër të lojës.
Ajo i kërkoi Luizit të merret me gjërat e veta dhe të mos e lërë atë në hije, duke u marr me gjërat e saj. Kiara i tha Luizit se ata vërtetë duhen, por nuk ka pse e tregon dashurinë në këtë mënyrë, duke u hakmarrë në emër të saj.