(Video) Luizi komunikon për herë të parë në BBV me nënën e tij/ “Mbaj premtimin që ke dhënë”

Gjatë “Primes” të së martës Arbana Osmani i tregoi banorëve për tragjedinë e ndodhur brenda ambienteve të Top Channel ku tre persona të armatosur qëlluan në drejtim të televizionit duke lënë të vdekur rojen, Pal Kola.

Sot banorët kanë folur me familjarin që kanë zgjedhur. Një telefonatë që pritej me shumë kuriozitet ishte ajo e Luizit. Ishte nëna e këngëtarit ajo e cila komunikoi me të.

Pasi e pyeti se si është e ëma e inkurajoi Luizin të vazhdojë duke e siguruar që jashtë çdo gjë është mirë.

“Mbaj premtimin që ke dhënë”, dëgjohet ti thotë ajo, i cili më pas i tha, “Normal që do vazhdoj moj burrnesh”.

 

Author: morevesh