Qetsori po përpiqet të mbledhë sa më shumë persona në grupin e tij dhe të Oltës, për të mposhtur grupin kundërshtar, atë të Luizit.
Ai i tha Fotinisë që t’i bashkohet edhe ajo grupit të tyre, por ajo nuk pranoi, me argumentin se ka dëshirë t’i bëjë ballë vetëm situatave në shtëpi.
Fotini u shpreh se ka aq potencial sa të ja dalë vetë në këto situata dhe se nuk ka dëshirë të pozicionohet në asnjë grup.
I pyetur nga Qetsori, nëse ajo do e ndihmojë atë, në moment vështirësie, Fotini u shpreh se varet nga situata që do krijohet, pa dhënë një përgjigje konkrete.
Teksa po konsumonin kafen e mëngjesit, Luizi i tha Fotinisë se sa më shumë të shoqërohet me Qetsorin, aq më e afërt do jetë dita kur ajo do largohet nga shtëpia.
Fotini edhe njëherë përsëriti faktin që nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e asnjë grupi dhe se ka dëshirë të dalë jashtë ashtu siç hyri, vetëm.