(Video) Luizi dhe moderatorja kalojnë “momente intime”/ “Era Kiarë, ka lezet”

Dy banorët e “Big Brother Vip”, Kiara Tito dhe Luizi Ejlli janë ndër personazhet më të komentuar dhe më të ndjekur.



Sot produksioni vendosi që ata të përmbushnin së bashku provën e javës dhe të kujdeseshin për bebin, në një dhomë të veçuar nga banorët e tjerë. Kjo gjë duket se i ka ndihmuar ata të sqarojnë shumë gjëra, si edhe të kalojnë “momente intime” së bashku.

Pasi janë kujdesur siç duhet për “beben”, moderatorja dhe Luzi janë shtrirë në të njëjtin krevat për të pushuar. Është Luizi ai që e ngacmon dhe e puth pa pushim Kiarën, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të flejë.

“Era Kiarë, ka lezet”, dëgjohet të thotë këngëtari teksa e puth dhe e përqafon atë.



https://www.instagram.com/reel/Cn12gSyNS7h/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Author: morevesh