Tan Brahimi është personazhi i radhës që ka rënë “pre” e kamerës së fshehtë të “Piranjave”. Shkodrani, i cili armën më të fortë ka batutën u bë pjesë e një konflikti, me protagonist një mashtrues nga qyteti i tij i lindjes.
Mashtruesi po nxjerr fitime nëpër lokalet e Shkodrës, duke përdorur famën e aktorit të humorit. Më saktë këtë skenar beson 35 vjeçari, i bindur edhe nga miqtë e tij më të ngushtë, të cilat janë pjesë e shakasë.
Me të kaluar shokun e parë nga kjo histori e rëndomtë mashtrimi, që po ndodh në kurriz të tij, Brahimi kërkon të gjejë menjëherë me personin, që ka keqpërdorur emrin, duke u hequr si kushëriri i tij i parë.
I vendosur për ta çuar kundërshtarin e tij në banesën e fundit, Tan Brahimi nisen drejt lokalit ku ndodhet mashtruesi. Takimi nis qetë, me përshëndetje qytetare nga të dyja palët. Por kjo zgjat pak sekonda, derisa Tani e kërcënon mashtruesin, në stilin e tij, me disa batuta.
Në debatin e nxehtë të dyshes, me batuta dhe kundër batuta ndërhyjnë edhe dy personat e tjerë në tavolinë. Në këto caste, mashtruesi me mbiemrin Brahimi tenton ta zbusë konfliktin me të afërmin e tij imagjinar, duke i numëruar disa argumente, që e shtynë të fitonte para me emrin e tij. Ai shkon dhe më tej dhe i propozon aktorit, që t’i ndajnë më dysh fitimet e grumbulluara nëpër lokalet e Shkodrës. Madje kërkon dhe bekimin e këtij fundit, për të vijuar mashtrimet. Kjo gjë ia sos durimin Tan Brahimit, i cili i kërkon mashtruesit “që të sqarohen” jashtë lokalit. Ky është momenti që mëson se e gjitha historia e mashtrimit është një shaka miqësore e “Piranjave”.