Trabzonspor luajti sonte ndeshjen e radhës në Europa League, teksa mundi 1-0 Basel. Në ndeshjen e luajtur në Medical Park Stadium (Trabzon), në tribuna u vu re një koreografi speciale.
Në imazh nuk munguan forcat e shpëtimit dhe një fëmijë. Gjithashtu, valëviteshin edhe flamujt e shumë vendeve të botës. Koreografia po bën xhiron e globit dhe video është shpërndarë gjithandej. Trabzonspor fitoi falë golit të Stryger Larsen J., në pjesën e dytë. “Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të shërohemi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Trabzonspor.
Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë pak ditë më parë, me numrin e viktimave që është mjaft i madh.
https://www.facebook.com/1534967885/videos/711518940664794/