Ndryshe nga ditët e tjera ku debatet nuk mungojnë thuajse në asnjë moment, dita e sotme ka qenë shumë e qetë.
Kjo atmosferë “shqetësoi” Kiarën, e cila i tha Efit dhe Keisit që të debatojnë me Nitën se nuk po i shtyhet.
Duke folur me të qeshur, Kiara e thirri Nitën që ato të dyja të sqaronin një bisedë të lënë përgjysmë, që u zhvillua pak ditë më parë.
Ndonëse Kiara po qeshte, Nita e mori shumë seriozisht ngacmimin. Kiara i tha asaj se tjetërsohet kur afron “Prime” dhe aq më tepër kur është në nominim.
Nita u shpreh se edhe ajo u tjetërsua kur rihyri sërish në shtëpi. Efi i tha Kiarës se apo po e ndihmon Nitën me këtë debat, sepse ajo është në nominim dhe në këtë mënyrë e aktivizon atë.