(Video) Kiara ngacmon Kristin për Keisin/ “Këtë buzëqeshje ta jep pëlqimi”

Banorët mendojnë se mes Keisit dhe Kristit ka një pëlqim. Në fakt, vetë Keisi konfirmoi se ka një pëlqim për të, për këtë arsye banorët nisën të ngacmonin dyshen.



Kiara i tha Kristit se buzëqeshja që ai ka në fytyrë, i vjen si pasojë e pëlqimit që ka për Keisin. Kristi tha se ajo nuk po i jep asnjë sinal, që ai të veprojë.

Por, Keisi u shpreh se ajo ia konfirmoi që ka një pëlqim dhe tani nuk po e kupton se çfarë sinjali pret prej saj.



Duke ngrënë darkë, Kristi tha se Keisi nuk po i jep vëmendje atij. Kjo e fundit tha se as ai nuk ka vepruar ndaj saj, për këtë arsye po mban qëndrim.

Keisi tha se Kristi është serioz dhe i tëhequr dhe se tipi i tij e tërheq. Ndërsa Kristi u shpreh se atij i pëlqen që Keisi është e heshur, nuk flet shumë dhe shtoi se e vlerëson shumë një femër, kur është e matur.



 

Author: morevesh