Kiara tha se dje mendoi të dilte nga shtëpia e Big Brother Vip, sepse nuk i rrihej më.
Ajo i tha Luizit se këtë bisedë po e bënte me Efin dhe shkaku për këtë vendim, ishte niveli i shëmtuar i debateve brenda në shtëpi.
Sipas Kiarës, këto debate nuk janë për të dhe do ishte më mirë që ajo të dilte nga shtëpia.
Luizi: Po mua pse nuk ma the këtë?
Kiara: Sepse me ty doja të flisja për shumë gjëra, se po prisnim ato gjërat që po na vinin edhe…
Luizi: Më jep pak përgjigje të lutëm.
Kiara: O Luiz nuk kam përdor njeri deri më sot në jetën time, e aq më tepër të të përdor ty.