Në ditët e para të qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Vip 2, Olta dhe Kiara krijuan një ‘miqësi’ të mirë. Por, ditët e fundit, Olta shpesh herë ka biseduar me banorët e tjerë për Kiarën, rreth sjelljes së saj.
Sot, të dyja vajzat folën me tone të larta. Ka qenë Olta ajo, që shprehu pakënaqësi për sjelljen e Kiarës, me argumentin se po sillet mirë me Luizin, ndërkohë që pak ditë më parë tha se i kishte vënë vizën atij.
Pas ‘përplasjes’ në oborr, Olta nuk rezistoi dot të hidhte sërish ‘kunja’, kur pa Kiarën dhe Luizin bashkë në kuzhinë.
https://www.instagram.com/reel/CnezDH8B7sH/?utm_source=ig_web_button_share_sheet