Kiara ka treguar dy qëndrime sa i përket pëlqimit që Luizi ka treguar ndaj saj.
Një herë thotë se nuk e sheh dot me sy dhe se i ka vënë vizën, ndërsa sot thotë se e ka shumë xhan dhe se nuk e bezdis aspak ai.
Këtë deklaratë e bëri në banjo, teksa po i tregonte Luizit se është rënduar shumë dhe se ka menduar ta lërë shtëpinë e Big Brother Vip.
Kiara u shpreh se nuk ka ndërmend të bëjë skena romantike, me qëllimin për të arritur në finale.