(Video) “Këtu ka marrë fund gjithçka, ja kush e kontrollon vendin”/ Analiza epike e Luizit në BBV

Situata ekonomike dhe politike që po përjeton vendi nuk kalon jashtë vëmendjes së banorëve të Big Brother VIP.



Si gjithnjë protagonist është artisti Luiz Ejlli.

Në një nga sfidat e produksionit, ai ka analizuar zhvillimet në vend.

Luizi shprehet se në Shqipëri situata sa vjen e përkeqësohet, në një kohë kur qytetarët gjithnjë e më shumë duan të largohen kush me kamion dhe kush me gomone.

Sipas tij, vendi kontrollohet nga ata që ndërtojë kulla dhe i shesin apartamentet nga 7-10 mijë euro m2, si në asnjë vend tjetër të Europës.



Luizi: Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet. Pjesa më e madhe ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Europës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush. Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di. Më keq nuk ka qenë. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton? Përditë duke lulëzuar këto kompani. Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frikshme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamarierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik.



https://rumble.com/v29oaxe-luiz-ejlli-ktu-ka-marr-fund-gjithka-ja-kush-e-kontrollon-vendin.html

Author: morevesh