Autoritetet e Ekuadorit kanë njoftuar sot trafikanti më i madh i drogës në këtë vend është vënë në pranga.
Kapoja i njohur me me nofkat “Gato Farfán” ose “Jerry”, njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA.
Mbi ngjarjen ka raportuar edhe ministri i Brendshëm, Juan Zapata, i cili deklaroi se i arrestuari, bosi i kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador, ishte një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në nivel ndërkombëtar dhe “objektivi i rëndësisë më të lartë për shtetin ekuadorian”.
Arrestimi u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane për të ekzekutuar një urdhër arresti për qëllime ekstradimi të kërkuar nga Gjykata e Qarkut Jugor të Kalifornisë (Shtetet e Bashkuara).
Si rezultat i bastisjeve në kuadër të operacionit ku u arrestua i shumëkërkuari, në Guayas është arrestuar një shtetas me kombësi shqiptare dhe janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë.
Ndërkohë ministri i Brendshëm siguroi se “Gato Farfán” koordinoi dërgimin e drogës në Shtetet e Bashkuara përmes modaliteteve të ndryshme përmes porteve kryesore të Ekuadorit dhe Meksikës, në bashkëpunim me kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación.
Gjithashtu, ai pohoi se i arrestuari është përgjegjës për disa nga masakrat e ndodhura në burgje në Ekuador vitet e fundit dhe që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të burgosur që nga viti 2020.