Kanye West është parë sërish në publik që pas skandalit me sulmet antisemitike dhe kësaj here reperi duket se ka kaluar kaluar kufirin teksa i ka thyer telefonin një personi.
Artisti u regjistrua teksa po udhëtonte me makinën e tij dhe iu afrua disa paparacëve duke i kërkuar që të mos filmohej teksa do të shkonte të vizitonte fëmijët e tij, por ata u shprehen se ishin qindra prej tyre rreth e rrotull dhe reperi nuk mund të bënte asgjë.
Kanye West thjesht po i kërkonte paparacëve të ndalonin së fotografuari atë dhe fëmijët e tij
“Çfarë doni të bëj? Jemi mijëra veta”– u shpreh paparaci.
“Nuk më intereson sa prej jush janë , e dini çfarë dua të bëni?”- tha Kanye, “Dua t’i shoh fëmijët e mi pa më fotografuar”, shtoi ai, ndërsa papraci e pyeti: “Nuk mund të shkosh në shtëpi dhe t’i shohësh ata? Çfarë do që të bëjmë, ky është një vend publik!”.
Ndërkohë, Kanye qëndroi i heshtur duke i hedhur një vështrim të egër burrit, duke e lënë të kuptonte se ishte dukshëm i mërzitur.
“Kjo quhet të drejtat e njeriut”, tha Kanye ndërsa po largohej me makinën e tij.
Më pas, Kanye del nga makina e tij dhe dukshëm i zemëruar duke folur me një grua që ishte ende në makinën e saj, dhe ndërsa ata vazhdonin ta regjistronin atë, reperi tha: “Pse vazhdon të më ndalosh kështu?”
“Ti je një personazh i famshëm”, tha gruaja.
Më pas reperi i acaruar i ka marrë telefonin gruas dhe duke e hedhur tutje, më pas ai ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar.
https://twitter.com/shannonsharpeee/status/1619157225305706497?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1619157225305706497%7Ctwgr%5Ebd554f25faa99ae1b712a69af013936a57b52ad9%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fpanoramaplus%2Fmos-me-fotografoni-kur-jam-me-femijet-kanye-west-shperthen-ndaj-paparaceve-reperi-i-thyen-telefonin-njerit-prej-tyre-dhe-largohet-video%2F