Një tjetër lojë interesante u zhvillua dje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në shtëpi ishin vendosur dyshekë dhe jastëkë të shumtë dhe banorët duhet të ecin mbi to, pa prekur në tokë.
Në zarfin e bardhë, që e lexoi Olta Gixhari, thoshte që banorët duhet të tregojnë kujdes në vendet ku shkelin, pasi personi që vendos këmbën në dysheme, do të skualifikohet nga loja.
Nëse ata do e kryenin me sukses këtë sfidë, atëherë do kishin mundësinë të shijojnë një “Popcorn night” dhe të shikojnë natën e parë të hyrjes në “Big Brother VIP 2”.
E banorët ia arritën qëllimit që ta mbaronin lojën me sukses dhe si pasojë kanë ndjekur edhe natën e parë të spektaklit të BB VIP. Disa prej banorëve që janë brenda aty që në fillim, më 24 dhjetor të vitit 2022, kanë parë se si kanë ndryshuar gjatë qëndrimit aty.
I fundit që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në natën e parë të BB VIP, ka qenë Luiz Ejlli, i cili ka pësuar paksa ndryshime që nga ajo ditë e deri më sot.
Këtë e kanë vënë re edhe banorët, të cilët nuk kanë ndenjur dot pa e komentuar. Madje Olta Gixhari, e cila ka hyrë e para, nuk e mbante mend se këngëtari e kishte takuar të parën atë.
Komentet e banorëve:
Olta: Po qenke shëndoshë shumë o Luiz këtu
Dea: Edhe ka bërë mirë
Kiara: Është tjetër njeri këtu
Olta: Sa je shëndoshur mo burrë
Kiara: Sa pozitiv njëherë aty
Olta: O Luiz, po sikur je zbukuruar këtu o njeri. Është zbukuruar shumë, ka qenë skandal, pupupu sa i shëmtuar ke qenë
Luizi: Ka qenë pjesë e lojës
Olta: Po si ecën kaq keq