Drejtuesi i “Zonë e Lirë” prezantoi “publikun” e veçantë në puntatën e kësaj të premteje. Ndryshe nga herët e shkuara, sot vendi i publikut në studio u zbukurua me miq të rinj, dhe ato janë plot 40 manekinë.
Moderatori Arjan Cani bëri një përshkim të shkurtër të kësaj zgjedhjeje, ndërsa tha se mezi e ka pritur këtë moment.
“Shikoni se çfarë kam rreth e rrotull zonja dhe zotërinj. Erdhi publiku im i preferuar. Ky është publiku im I preferuar, ky është populli që dua, populli i urtë, pa fjalë, i bindur, dhe mbi të gjitha lakuriq. Jam shumë i gëzuar sonte. Sa të lezetshëm që janë. Më gëzuan shumë, sa kohë kisha që I prisja. Popull i urtë. Janë 30 goca dhe dhjetë çuna”, tha Çani.