Këngëtari Luiz Ejlli duket se është i fiksuar pas Kiara Titos. Situata mes dyshes në shtëpi është bërë e vështirë, kjo pas gënjeshtrës së Luizit për sëmundjen e tij.
Gjatë një bisede me banorët në oborr, Bjordi e pyeti Luizin se çfarë do të bënte ai nëse Kiara do largohej nga shtëpia.
Luizi iu përgjigj pa hezitim që do të dilte dhe ai pas saj. Por këngëtari u shpreh i bindur se Kiara nuk do të dalë nga shtëpia.
Pjesë e grupit që po bisedonin ishte dhe vetë moderatorja Kiara Tito, e cila nuk bëri asnjë reagim.
Bjordi: Nuk e di a ta ka bërë kush si pyetje, por çfarë do bësh nëse del Kiara nga shtëpia?
Luizi: Dal edhe vetë.
Bjordi: Kaq kisha, isha thjesht kurioz çfarë qëndrimi do mbaje.
Luizi: Por nuk del Kiara.
Bjordi: Atë se di unë.
Dea: O Luiz kush del sipas teje. Ti ose…
Luizi: Ose unë ose dy të tjerët.