Disa ditë më parë Luzi dhe Armaldo patën një debat të ashpër mes njëri-tjetrit në “BBVIP’ dhe Kiara u përpoq të ndërhynte për të qetësuar këngëtarin.
Teksa e kapi nga krahu, Luizi iu kthye ashpër moderatores duke i thënë që ta linte të qetë, një moment ky i cili i tërhoqi vëmendjen të gjithëve.
Pas këtij veprimi të këngëtarit, ka ardhur së fundmi një reagim nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj.
Përmes një videoje në “InstaStory”, ajo e cilësoi këngëtarin si një njeri harbut që në të ardhmen ka për të ushtruar dhunë fizike ndaj Kiarës.
“Kurrë nuk mund të jem me një person të tillë, që është harbut dhe nëse do arrinte limitin, sado person pozitiv të jetë apo ta bëni, është një njeri që në të ardhme ka për t’a dhunuar këtë femër”- u shpreh Shqipja.
.