Video intime që u bë virale/ Nisin sërish degradimet në BBV mes banorëve: Ta kanë pa krejt

Ka pak kohë që i rregulluan raportet me njëri-tjetrin, por reperi Stresi dhe modelja Xhuli Nura janë përplasur prapë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Shkak kësaj here është bërë videoja e famshme intime e Xhulit, e cila dikur ishte shpërndarë me të madhe në internet dhe faqet e filmave për të rritur.



Gjatë një diskutimi në kuzhinë me Stresin dhe Bruno, Xhuli i ka thënë këtij të fundit për ofendimet që ia ka bërë Stresi në vazhdimësi.

Mes të tjerash ajo ka përmendur faktin se si Stresi i ka thënë “të gjithë ta kanë parë”, duke iu referuar publikimit të videos së famshme.

Në të njëjtën kohë, Stresi vazhdimisht e ka kundërshtuar Xhulin duke i thënë edhe “Po shpif” në disa raste.

“Ti je në gjendje të bësh gjithçka për lojë”, është dëgjuar mes të tjerash reperi tropojan duke i thënë modeles me origjinë nga Skenderaj.



Stresi dhe XHuli përndryshe janë dy prej konkurrentëve që kanë pasur më së shumti debate me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

 

Author: morevesh