Kanë përfunduar dy ndeshjet e para çerek-finale të Champions League dhe spektakli nuk kishte si të mos mungonte.
Zikaltërit nën drejtimin e Simone Inzaghi arritën të marrin një fitore bindëse ndaj Benfica-s. Barella ishte i pari që shënoi në minutën e 51-të, ndërsa Lukaku me një penallti vulosi rezultatin 2-0. Ndeshja e kthimit Inter-Benfica do të luhet më 19 prill.
Nga ana tjetër, Manchester City tregoi se është një pretendent për të fituar trofeun e më të mirëve të Evropës. Rodri në minutën e 27-të, Bernardo Silva në 70-tën dhe Haaland në minutën e 76-të ishin ata që i sollën fitoren e bindshme “qytetarëve” që luajtën kundër Bayern Munich në shtëpinë e tyre në Etihad Stadium. Ndeshja e kthimit luhet më datë 19 prill, kësaj here në Allianz Arena.
Sot në orën 21:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera të çerek-finaleve. Real Madrid përballet me Chelsea ndërsa Milan me Napolin.