VIDEO/ Icardi i dhuron i vetëm fitoren Galatasarayt, golin e dytë e feston me “shqiponjën”

Galatasaray po vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit kampion në Superligën turke këtë sezon, teksa ditën e sotme ka arritur të sigurojë një tjetër 3 pikësh të artë teksa ka fituar 3 me 2, me përmbysje ndaj Umraniyesporit.




Rezultati i parë mbaroi 1 me 2 në favor të miqve, me Galatasarayn, për të cilët golin e vetëm të fraksionit e shënoi Bardakci. Për fitoren e lidërve të kampionatit do të mendonte argjentinasi Mauro Icardi, i cili me 2 golëshin në minutat 60’ dhe 83’ siguroi një fitore të rëndësishme për të tijët.

Mirëpo, ajo që “rrëmbeu” vëmendjen e golave dhe rezultatit ishte mënyra e festimit të golit të dytë dhe atij vendimtar nga Icardi, i cili pas dërgimit të topit në rrjetë shkoi drejt kamerave ku bëri dhe veprimin aq të dashur për shqiptarët, shqipnjoën dy-krenare me duar.

https://twitter.com/i/status/1620865613962047488

Author: morevesh