Anaid Kaloti ka publikuar një bisedë private me “Genën” e cila menaxhonte deri më sot, Instagramin e Luizit. Ajo tregon se prej kohësh ka qënë në presion nga Top Channel dhe Meridian Ramçaj.
“Unë nuk flas gënjeshtra pas shpine, ty të ka bërë leckë dhe Luizi nga brenda shpisë por ti nuk ndalesh, i prishi 200.000 kontrate me Golden Eagle sepse do fuste b-52 ne top channel. Prandaj instagrami Luizit sot mban emrin e motres së tij. Tani dil e thuaji njerzve ca të kanë mësuar te zyra… përça dhe sundo!”- shkruan Anaidi.
Gena pranon se kërcënimet ndaj saj kanë qënë të shumta si nga Topi e nga Meridiani.
“Thelbi është se instagramin e kanë dashur prej kohësh. Kam qënë nën kërcënimin e Meridianit gjatë gjithë kohës pastaj Topit, janë bërë bashkë, se di a mbyllën a jo”- shkruan Gena e cila pohon se ka qënë e kërcënuar.
Kujtojmë se sot motra e Luizit, Ina e ka marrë në dorë Instagramin e të vëllait dhe ka ndryshuar emrin duke vendosur emrin e saj.
Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ e cila thye rekord, (nga0-636 mijë ndjekës) është kthyer në ‘Ina.Ejlli’ dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.
“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”
Ky ndryshim i papritur ka habitur gjithë publikun, por ka qenë ish fituesi i “Big Brother” i cili ka reaguar për këtë ngjarje. Sipas Anaid Kalotit ka qenë televizioni Top Channel ai i cili ka tentuar të marr në zotërim imazhin e Luizit e si pasojë edhe Instagramin e tij.
Anaidi thotë se ne fakt për imazhin e Luizit po bëhet një “luftë” mes familjes se këngëtarit dhe drejtuesve te Tch. Sipasi tij, këto te fundit i kanë mbushur mendjen Luizit, i cili nuk di se ç’behet jashtë, per të firmosur një kontratë që imazhi i tij të jetë në dorën e tyre.
Ai u shpreh se e gjitha nisi pas hapjes së ‘Go fund me’ media ka nisur një rrugë ligjore duke kërkuar të drejtën e imazhit pasi Luizi është pjesë e atij formati.
“Mbasi ka hyrë një reklam në shtëpi, Jurgenës (administratorja e Instagramit dhe shoqja e tij) i është tentuar t”i merret faqja, këtë mund ta pohojë dhe vetë ajo me zë e figurë, dhe nga Meridiani dhe nga avokati i Top Channel. Në momentin që është hapur “Go fund me” pa lejen e Luizit, me foton e Luizit dhe me fytyrën e Luizit dhe me kauzën e Luizit, Top Channel i lind e drejta që të thotë se imazhi jot po keqpërdoret jashtë, ja ku e ke letrën, firmos.