Në shtëpinë e Big Brother është ndjerë festa dhe atmosfera e ditës së Shën Valentinit Banori Armaldo Kllogjeri, ose Maestro siç i thërrasin banorët e tjerë është surprizuar nga bashkëshortja e tij, pikërisht në ditën e të dashuruarve.
Ajo i kishte sjellë një buqetë me trëndafila, por më pas e surprizoi edhe me diçka speciale. Bashkëshortja e tij i ka dërguar ekon e fëmijës që ata po presin dhe Armaldo është emocionuar tepër kur ka parë ekon e bebit. Këtë gëzi ai e ka ndarë më banorët e tjerë brenda shtëpisë.