(Video) Hyri në politikë me biçikletë rozë, sot ish-deputeti shëtit me “mini scooter”

Ai ishte një ndër emrat më të kontestuar në politikë, për aq kohë sa ndenji. Flasim për Selami Jenisheri, deputetin, sot 81-vjeçar, që jo pak tërhoqi vëmendjen e mediave, për “look”-un e tij, por edhe për deklaratat e bujshme.



Të gjithë e kujtojmë se kur u bë pjesë e Kuvendit, ai shfaqej në oborrin e Parlamentit me një biçikletë në ngjyrë rozë. Një pamje kjo jo shumë e zakonshme për atë seli. Megjithatë tashmë që ka dalë nga politika, ai ka vendosur që të ndryshojë edhe mjetin e transportit.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë, teksa lëviz me një “miniscooter” të bardhë. Edhe pse qëndroi pak kohë në politikë, deputeti duket se ka ndryshuar “lifestyle”, duke ia lejuar vetes një mjet disi më luksoz sesa biçikleta e tij rozë.

Një figurë shpesh e kontestuar në media, Jenisheri nuk I ka ndalur deklaratat e forta edhe pasi ka lënë mandatin, duke u shndërruar në një personazh të hasur shpesh në rrjetet sociale, por edhe në emisionet e “showbizz”-it. Ish deputeti Selami Jenisheri së fundmi ka folur me superlativa për veten.



Referuar deklaratave të bëra në rrjet ku thuhet se është “i çmendur”, ai tha se: “A mundet me thënë që jam i çmendur unë? Unë kam qenë profesor matematike e fizike. Kush thotë që jam i çmendur unë, është ordiner.”

Më tej ish-deputeti u shpreh se nuk ka masturbuar kurrë në jetën e tij. Gjatë pyetjeve nga moderatori Ronaldo Sharka, ish-deputeti Jenisheri u shpreh se sot merr një pension të majmë. Jenisheri gjatë emisionit është shprehur se e ka merituar atë pension se ka punuar.

“Unë kam dalë në pension. Unë marr një pension prej 552 mijë lekësh. Kjo për shkak se kam punuar si mësues. 190 mijë lekë me doli pensioni i mësuesit, plus ai i Parlamentit, sot marr 552 mijë lekë. I kam të merituar”, u shpreh Selami Jenisheri.



Author: morevesh